home internships
Lista e Internshipeve
Apliko online
Si te aplikosh
Kontakt
Pyetje & Pergjigje
9/6/2010  :: Internshipe: 450 :: Aplikime: 309
:: Internship 2009 - Rikthim & Punësim::

Në bazë të të dhënave nga institucionet përkatëse vërehet se një pjesë shumë ë madhe e të rinjve shqiptarë mendojnë të largohen nga vendi për një kohë të gjatë ose përgjithmonë. Nga disa statistika të Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë, AS@N, numri i studentëve që studiojnë jashtë vendit aktualisht vlerësohet të jetë më shumë 25 000. Ndërkohë nga sondazhe të ndryshme rezulton se vetëm 5% e tyre janë të sigurt që do të kthehen në vendlindje pas studimeve.

Në bazë të këtyre të dhënave arrihet në konkluzionin se fenomeni i largimit të trurit nga Shqipëria është i përmasave të mëdha. Largimi i trurit nuk përfshin vetëm studentët, por këta konsiderohen një nga pjesët më të rëndësishme të së ardhmes së kombit. “Truri” i vendit po largohet në drejtim të shteteve të tjera dhe aspekti pozitiv i kësaj situate është se të rinjtë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit marrin eksperiencë, knoë-hoë bashkëkohor, shkollim te nivelit të lartë, kulture e mënyrë globale të menduari dhe etikë të lartë pune. Këta studentë, konsiderohet si një nga faktorët më të domosdoshëm për rigjenerimin e ekonomisë shqiptare dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë drejt standarteve europiane. Vlerat dhe eksperienca e fituara prej tyre, nëse do të aplikohen në institucionet shqiptare do të japin një kontribut të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane.

Megjithëatë, mungesa e deritanishme e infrastrukturës së nevojshme për “kthimin e trurit”, mungesa e politikave të vazhdueshme për nxitjen e kthimit të studentëve, mungesa e informacionit rreth institucioneve shtetërore dhe private dhe mundesive të punësimit në to, bëjnë që një pjesë shumë e vogël e të diplomuarve jashtë të kthehen për të punuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë, ky potencial shpërndahet dhe humbet pa arritur të japë kontributin e përqëndruar dhe të përbashkët me qëllim zhvillimin të vendit me hapa perëndimorë.

Fenomeni i largimit të trurit, në situatën në të cilën ndodhet vendi ynë për momentin, është një fenomen i cili nuk mund të ndalohet plotësisht, ndaj një nga mënyrat për ta kthyer humbjen në efekte pozitive është investimi tek “qarkullimi i trurit”. Për ta thjeshtuar proçesin nga largimi i trurit në lëvizjen e lirë të trurit, duhet të merren masa për të shmangur largimin (e përhershëm) të individëve të kualifikuar dhe të arsimuar dhe të inkurajojë përdorimin e potencialit të tyre në Shqipëri ose për Shqipërinë atje ku ndodhen.

Ky projekt, nëpërmjet kryerjes së “internship-eve” në administratë publike dhe bizneset private, do të shërbejë për të ndihmuar kthimin në Shqipëri të studentëve të talentuar që stuiojnë jashtë . Ai do të krijojë një infrastrukturë për të ndihmuar kthimin në atdhe të studentëve, duke u dhënë atyre mundësinë të njohin realitetin e punës në institucionet shtetërore dhe kompanitë private duke kryer “internshipe” në to dhe duke u dhënë mundësinë të zhvillojnë aftësite e tyre akademike duke i zbatuar ato në praktikë në mjedisin shqiptar.

Mundësia e “internship-eve” është një nga teknikat më të mira për t’u dhënë të rinjve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit një mundësi për t’u njohur me realitetin shqiptar në ambientin e punës dhe për t’i ndihmuar dhe informuar në një zgjedhje jo të lehtë në lidhje më vendin ku duan dhe do të investojnë njohuritë e tyre në të ardhmen. Kjo është një nga mundësitë më optimale për të inkurajuar studentët në mënyrë që njohuritë e tyre të përdoren në Shqipëri.



Mundesite qe Ofrohen



     
ASAN - Albanian Students Abroad Netwok :: Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote
email: info@asan.al    tel: +355 69 20 92 831
www.asan.al