 |
9/6/2010 :: Internshipe: 450 :: Aplikime: 309 |
:: Si te Aplikoni :: |
| :: Informacion mbi Internshipet |
Në pjesën " INTERNSHIPET " do të gjeni informacionin e detajuar mbi secilin prej internshipeve të mundësuara nga AS@N. Numri i mundësive do të jetë në rritje të vazhdueshme, sipas kohës në të cilën kompanitë/institucionet japin disponibilitetin e tyre, pas kërkesës së dërguar nga AS@N dhe nga Institucionet të cilat bashkepunojnë në këtë inciativë.
Secila prej kompanive/insitucioneve ka paraqitur në hapësirën përkatëse informacionet e nevojshme për secilën prej praktikave, kërkesat në lidhje me llojin e diplomës, vitin e studimit, etj, të studentëve që kërkohen. |
| :: Aplikimi Online |
Në pjesën " APLIKO ONLINE " do të gjeni një formular i cili duhet të plotësohet sipas rekuiziteve të nevojshme. Në mënyrë që procedura të zhvillohet në afatet e duhura, ju lutemi të na dërgoni formularët e plotësuar sa më parë të jetë e mundur. Një pjesë e rëndësishme e formularit është edhe Curriculum Vitae , i cili do të lehtësojë dhe do të optimizojë përzgjedhjen nga ana e kompanive/institucioneve.
Formulari i plotësuar nga studentët do t'u dorëzohet kompanive/institucioneve përkatëse dhe nëse do të përmbushin karakteristikat e kërkuara prej tyre, do të përzgjidhen për të filluar "Internship-in" në periudhën e zgjedhur. |
| :: Pagesa |
Periudha e Internship-it, në përgjithësi kryhet pa ndonjë shpërblim financiar, por disa prej kompanive mund të parashikojnë edhe një shpërblim simbolik për studentët të cilët do të kryejnë praktikën pranë tyre. Kjo pagesë do të figurojë në secilin prej formularëve të plotësuar nga vetë kompanitë/institucionet që gjenden në pjesën ku ndodhet informacioni i përgjithshëm mbi INTERNSHIPET.
Pagesa simbolike e studentëve të cilët do të kryejnë praktikën në Administratën Publike , do të mundësohet nga sponsori gjeneral i kësaj iniciative AMC. |
| :: Komunikimi |
AS@N do të funksionojë si një urë lidhëse ndërmjet studentëve dhe kompanive/institucioneve duke qarkulluar informacion të vazhdueshëm dhe duke qënë pika e kontaktit për çështjet që kanë të bëjnë më zhvillimin e internshipeve.
Për çdo sqarim të mëtejshëm, pyetje, sygjerim, etj, ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni. |
|



 |
| |
|
|
|