|
Dosja e aplikimit përfundohet në Ministri Brenda 3 muajve dhe I përcillet Komisionit të MASH-it. Për ato dosje që nuk është përfunduar proçedura për shkaqe që nuk varen nga Sektori I Njohjes, Komisioni mblidhet dhe vendos shtyrjen e afatit. Përcjellja e dosjes në Komision, shqyrtimi I dosjes dhe përmbyllja e të gjitha proçedurave deri në lëshimin e çertifikatës përfundon dy javë pas plotësimit të dosjes.
Për ato raste kur dosja I përcillet Fakultetit për të kryer njohjen. Proçedurat, kriteret dhe afatet e aplikimit në Fakultet, përcaktohen me rregullore të vetë institucionit të arsimit të lartë.
Aplikanti ka të drejtë të bëjë ankimim për rastet e mëposhtme:
- Kur ka vonesë të aplikimit
- Kur nuk është dakord me vendimin e Komisionit. Për vendime marrë nga Komisioni i MASH-it, ankesa i drejtohet Ministrit të Arsimit. Për vendime marrë nga Komisioni i Fakultetit, ankesa në Fakultetin përkatës bëhet konform përcaktimeve në rregulloret e Institucionit të Arsimit të Lartë si dhe në Sektorin e Njohjes në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
- Përgjigja për ankimimet jepet brenda 10 ditësh.
|