|
Proçedura e njohjes e kryer a) vetëm nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ose b) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe përfunduar më pas në fakultetin përkatës, realizon njohjen e programit të kryer dhe diplomës apo çertifikatës së marrë në Republikën e Shqipërisë.
Kjo njohje nënkupton ato të drejta akademike (për vazhdimin e studimeve) dhe profesionale (për ushtrimin e profesionit), për atë titull diplome dhe atë nivel, në Republikën e Shqipërisë.
Në rastet kur për të njëjtat diploma shqiptare, kërkohet liçensimi nga autoriteti përkatës, diplomat e huaja njohur në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen të njëjtës proçedurë. |