3.1 Formati I Aplikimit
Duhet plotësuar me germa të mëdha të shtypit dhe të qarta.
Tek adresa - një adresë e gabuar ose jo e plotë bën që zyra jonë të mos marrë përgjigje për konfirmimin e diplomës dhe aplikimi bllokohet. Mund të ndodhë që kërkesa jonë shkon në adresën e korpusit qendror të universitetit, I cili nuk përgjigjet dhe nuk e kalon kërkesën as tek sekretaria e fakultetit e cila ndodhet në një ndërtesë dhe në një adresë tjetër.
Në rastet e kryerjes së ciklit të dytë - Master - ose e specializimit, mund të ndodhë që sekretaria e fakultetit është e ndryshme nga ajo e ciklit të parë. Këto duhen përcaktuar qartë nga aplikanti.
3.2 Fotokopja e noteruar e diplomës
Aplikanti e mban vetë diplomën origjinale dhe bën një fotokopje të noteruar dhe më pas një përkthim të noteruar të saj. Fotokopja e noteruar bëhet për dokumentin me legalizim, përndryshe nuk ka vlerë.
Një nga gabimet që ndodh rëndom është se noteri kryen noterizimin e përkthimit dhe harron të bëjë noterizimin për vërtetimin se kopja është njësoj me origjinalin. Vetëm për këtë dokumenti është I papranueshëm. Në të gjitha rastet kur nuk dorëzohet origjinali por fotokopje e noteruar, duhet patur parasysh sa më sipër.
Një nga problemet e tjera që kemi hasur lidhet me noterimin. Ka patur raste kur dokumenti original me vulën Apostille ose vulën e Ambasadës shqiptarë është paraqitur fotokopje e noteruar, por kjo vulë nuk është e njomë dhe nuk ka konfirmim dhe garanci nga noteri se kjo vulë e fotokopjuar ka qenë prezente edhe në dokumentin origjinal (gjithkush mund ta shtojë pas noterimit - pra në mënyrë të fallsifikuar). Prandaj, vula Apostille ose vula e Ambasadës që nuk është vulë e njomë (origjinale) por e fotokopjuar, duhet të konfirmohet ose nga noteri në dokumentin e noterimit (ose me vulë noteri sipër vulës Apostille apo vulës së Ambasadës) ose të jetë pjesë e përkthimit të noteruar.
3.3 Pagesa është 10.000 lekë. Pagesa kryhet në Reifesen Bank, në numrin e llogarisë së MASH-it . 0104030780. Te cilesohet - per njohje diplome.
3.4 Aplikimi dorëzohet në një dosje, në protokollin e Ministrisë në kat të parë. Aplikimi mund të dorëzohet edhe me postë. Është përgjegjësia e aplikantit të plotësojë të gjitha dokumentet siç përcaktohet më sipër. Çdo vonesë që rrjedh nga dokumente të paplota ose jo të sakta është përgjegjësi e aplikantit.
Zyra jonë komunikon më aplikantin vetëm kur kërkon dokumente shtesë ose kur aplikantit I kërkohet intervistë në komision. Prandaj, në formular, aplikanti duhet të shënojë numrin e telefonit - fiks e cellular nëse ka - dhe e-mail-in.
Për çdo komunikim, adresa e e-mail-it është senjod@mash.gov.al dhe numri I faksit është 00355 4 232002 por duhet shënuar "për njohje diplome".
3.5 Dokumente shtesë
Në rastet kur kursi I studimit të kryer është I ndryshëm nga formatet e zakonshme që janë aplikuar deri tani tek ne, (dhe këtu përfshihen si kurset Master që janë një varietet kompleks në disa shtete ashtu edhe diplomat e një niveli të ulët - associated degree), aplikanti duhet të paraqesë dokumente zyrtar - nga faqja zyrtare e Internetit të Universitetit ose një burim tjetër zyrtar lidhur me statusin e diplomës dhe të drejtat profesionale që rrjedhin nga ky kurs studimi apo kualifikim. Politika që ndiqet tek ne është të respektojë dhe të marrë në konsideratë atë status dhe ato të drejta akademike (të drejtën për të filluar Master) apo profesionale, në nivelin Bachelor apo Master, të cilat njihen në vendin ku është lëshuar diploma apo çertifikata, të drejta të cilat nuk duhet të jenë më shumë se ato të drejta që nënkuptohen në kuadrin tonë kombëtar.
3.6 Programi
Programi nuk kërkohet në rastet kur
- Ka marrëveshje mes dy shteteve (ne kemi me Rusinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë); ose
- Në shumicën e rasteve të diplomave nga shtetet e mëposhtme:
- Shtetet e BE-së, për diploma të lëshuara në kohën kur ky shtet ka qenë anëtar i BE-së
- Zvicër
- Norvegji
- SHBA
- Kanada
- Japoni
- Kore e Jugut
- Kur Komisioni I njohjes ka kryer njohjen e të njëjtës diplomë nga I njëjti shtet. Për këto raste, nëse duhet apo jo programi, duhet konfirmuar me Sektorin e Njohjes.
Në të gjitha rastet e tjera dhe dhe sidomos kur ka diploma jo të njëjta me formatin në Shqipëri, kërkohet programi zyrtar. Program zyrtar është kur është botim I atij universiteti ose dokument me vulë I lëshuar nga Universiteti ose material I printuar nga faqja e internetit të Universitetit (që duhet të ketë edhe link-un përkatës). Programi mund të pranohet edhe në anglisht, ose në italisht e frëngjisht nëse Sektori I Njohjes konfirmon se e njeh këtë gjuhë. Në të gjitha rastet e tjera, programi paraqitet me përkthim të noteruar. |