home internships
Lista e Internshipeve
Apliko online
Si te aplikosh
Kontakt
Pyetje & Pergjigje
2/6/2012  :: Internshipe: 75 :: Aplikime: 136
:: Konvertimi i Diplomave ::
Perfaqesues te Rrjetit AS@N marrin pjese ne Grupin te Punes te MASH per lehtesimin procesit te konvertimit te diplomave.
 Rastet e Njohjes
:: Aplikimi
Shenime Shtese
Procedura e Plote
Rezultati i Procedures se Njohjes
Afatet

Informacion Kontakti ne MASH:

E email: senjod@mash.gov.al

Fax: +355 4 232002
(duhet shënuar "për njohje diplome")

2.1. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

  1. Formatin e aplikimit të plotësuar
  2. Diplomën ose Çertifikatën/Vërtetimin e diplomimit
  3. Listën e notave
  4. Dokument zyrtar identiteti: certifikatë lindje origjinale me fotografi dhe fotokopje e pasaportës, ndërsa për shtetasit e huaj: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit
  5. Mandatpagesën
  6. Dy foto (format pasaporte)

2.2. Aplikimi nuk pranohet nëse mungon një nga dokumentet më sipër. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Dokumentet e përcaktuar në pikat b) dhe c), si dhe në pikën d) për shtetasit e huaj, duhet të jenë me përkthim të vërtetuar.

Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga ambasada shqiptare/Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Ata aplikantë që nuk kanë marrë vulën Apostille apo legalizimin nga Ambasada shqiptare, mund te provojnë të kontaktojnë dhe të proçedojnë me postë. Në shumicën e shteteve, legalizimi kryhet me vulën Apostille. Në disa vende merret në Ministrinë e Jashtme, diku tjetër në Ministrinë e Arsimit dhe në mjaft vende në Prefekturë. Në 5 shtete - Gjermani, Itali, Greqi, Belgjikë dhe Spanjë, për shtetasit shqiptarë nuk aplikohet vula Apostille. Në këto 5 shtete legalizimi kryhet në ambasadën shqiptare. Në Itali, ambasada shqiptare e legalizon pasi është kryer legalizimi në Prefekturën italiane. Në Greqi, ambasada jonë legalizon pasi është kryer legalizimi në Ministrinë e Jashtme të Greqisë. Për ambasadat e tjera, aplikantët mund të marrin informacione në Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Jashtme ose në ambasadat tona përkatëse (për info shih website-in e MPJ - www.mfa.gov.al) Për ato shtete që nuk mbulohen nga ambasada shqiptare dhe nuk ka mundësi për vulën Apostille, legalizimi bëhet ose nëpërmjet ambsadës shqiptare që e mbulon atë vend, ose nga ambasada e huaj në Tiranë dhe më pas përfundohet legalizimi në Ministrinë tonë të Jashtme.

Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar vetëm për ato raste kur konfirmohet nga Sektori I Njohjes mundësia e konfirmimit me mjete alternative. Mjeti kryesor alternative është konfirmimi nëpërmjet faqes së internetit të Institucionit. Në universitetet italiane, disa amerikane, disa prej universiteteve turke, britanike etj., është hapur akses për të diplomuarit, dhe në faqen e internetit ekspozohen të dhënat e diplomimit (me password dhe username) - duhet dhënë edhe adresa e ëebsite-it. Ka edhe raste të tjera ose mënyra të tjera ku konfirmohet diplomimi I kryer edhe indirekt - psh. për doktorët ose inxhinierët (edhe për avokatë në disa raste) emri I tyre figuron në një ëebsite zyrtar professional. Nëse ëebsite-i nuk është zyrtar, ky verifikim alternative nuk pranohet.

Për ata aplikantë që sjellin dokument shkollor të legalizuar së bashku me mjetin alternative të konfirmimit nëpërmjet internetit, proçedura e njohjes kryhet shumë më shpejt dhe zakonisht mbyllet brenda muajit.

Në disa raste, mjet alternativ I konfirmimit të diplomimit është edhe nëpërmjet korrespondencës me e-mail me zyrën përkatëse. Jo në të gjitha rastet këto zyra kthejnë përgjigje, prandaj aplikantët duhet të konfirmojnë zyrën e saktë dhe mundësisht të kontaktojnë për të siguruar gadishmërinë e këtyre zyrave.

2.3. Sektori i Njohjes së Diplomave dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SENJOD) mund të kërkojë edhe dokumente të tjera që janë të nevojshme për proçedurën e njohjes për raste të caktuara. Këto dokumente përfshijnë:

  1. Suplementin e diplomës kur lëshohet nga një institucion i huaj
  2. Programin zyrtar të kursit të studimit
  3. Dokumentin e shkollës së mesme në bazë të të cilit është bërë pranimi në universitet
  4. Dokumente të tjera në mbështetje të procedurës së njohjes

2.4. Aplikanti dorëzon dosjen në Zyren e Mardhënieve me Publikun, e cila pranon dosjen vetëm nëse ajo është plotësuar konform kërkesave të pikës 2.1. dhe 2.2. Sektori i Njohjes vë në dispozicion të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të gjithë informacionin e nevojshëm orientues për aplikantët. Pas pranimit të aplikimit, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun i lëshon aplikantit një konfirmim si dhe vërtetim për aplikimin, me përjashtim të rasteve ose gruprasteve kur Komisioni i njohjes vendos lëshimin e vërtetimit pas realizimit të kushteve paraprake.

2.5. Aplikimi mund të dërgohet edhe me postë.

2.6. Aplikimi për njohjen e diplomave të ndryshme të të njëjtit aplikant të lëshuara nga i njëjti institucion konsiderohet si një aplikim dhe paguhet një tarifë.

2.7. Komunikimi I aplikantëve kryhet nëpërmjet Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, ku merret informacioni I nevojshëm. Për sqarime të mëtejshme, aplikanti kontakton me Sektorin e Njohjes nëpërmjet senjod@mash.gov.al .



Mundesite qe Ofrohen



     
ASAN - Albanian Students Abroad Netwok :: Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote
email: info@asan.al    tel: +355 69 20 92 831
www.asan.al