|
a) Sektori i Njohjes në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kryen proçedurat për njohje diplomash dhe çertifikatash të huaja për diploma të arsimit të lartë - diploma të ciklit të parë, të ciklit të dytë, të diplomave Master i Nivelit të dytë si dhe çertifikatave të specializimit. Diplomat e Doktoraturës nuk janë objekt I Sektorit të Njohjes në Ministri.
b) Sektori I Njohjes nuk shqyrton aplikime për rastet si më poshtë:
- Njohje të diplomave dhe çertifikatave të lëshuara nga institucione të arsimit të lartë të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
- Kurse studimi të paplotësuara ose kurse që nuk përputhen me kornizat e pranuara europiane dhe kombëtare;
- Kurse me më pak se një semestër;
- Çertifikata për kurse të vetme si gjuhë e huaj, kompjuter, etj.
- Diploma ose certifikata lëshuar nga institucione të huaja të cilat nuk kanë legjitimitetin e duhur;
- Dokumentet që nuk janë origjinale apo të njëvlefshme me to.
- Diploma ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të larta ushtarake, përjashtuar ato diploma për specialitete civile;
- Diploma dhe çertifikata të lëshuara nga shkolla të larta fetare, përjashtuar diplomat për specialitete civile
|